Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botueshem
botueshëm:

botúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të botohet; kund. i pabotueshëm.

Antonime:
i pabotueshëm
Të ngjashme:
banueshëm:

banúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përshtatshëm për banim; kund. i pabanueshëm.

besueshëm:

besúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund t’i besohet; që mund të besohet: njeri i besueshëm; lajm i besueshëm.

datueshëm:

datúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të datohet: mbishkrime të datueshme.

eptueshëm:

eptúesh/ëm (i), -me (e) mb. gjuh. që eptohet: fjalë e eptueshme; / që ka eptim (për një gjuhë).

hutueshëm:

hutúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të hutohet shpejt; i hutuar.