Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botues
botues:

botúes,-e mb. që merret me botim veprash etj.: shtëpi botuese.

botues:

botúes,-i m. sh. -(it) ai që boton një vepër, një gazetë etj.: shënimi i botuesit.

Të ngjashme:
lotues:

lotúes,-e mb. që nxjerr a që derdh lot: gjëndrat lotuese.

notues:

notúes,-e mb. 1. pluskues: akuj notues. 2. që bën të mundshëm a që ndihmon notimin; që duhet për të notuar: fshikëz notuese fshikëza e notimit; cipë notuese lapër në këmbët e disa shpendëve dhe të amfibëve.

votues:

votúes,-i m. sh. -(it) ai që ka të drejtë të votojë; ai që voton: numri i votuesve.

notues:

notúes,-i m. sh. -(it) notar.