Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botor
botor:

botór,-e mb. 1. i përgjithshëm; publik: ndërtesë botore; arsimi botor. 2. vjet. që lidhej me mirëmbajtjen e rrugëve, të ndërtesave shtetërore etj. dhe me shërbimet komunale: zyra botore; Ministria e Punëve Botore (në Shqipëri deri në vitin 1950).

botor:

botór,-e, -ja f. sh. -e(t) zyra botore.

Sinonime / Të përafërta:
publik
Të ngjashme:
botoj:

bot/ój kal., -óva, -úar shtyp një libër, një gazetë etj. për ta përhapur; bëj të njohur botërisht duke e shtypur e duke e përhapur; nxjerr: botoi një studim (një roman, një fjalor); botoi një dokument. / pës. botóhet v. III.

motor:

motór,-i m. sh. -ë(t) 1. tek. aparat ose mekanizëm i posaçëm, që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje diçka: motor elektrik; motor me djegie të brendshme (me naftë, me avull); ndezi motorin. 2. bised. motoçikletë: nget motorin. 3. fig. forcë e rëndësishme lëvizëse: motori i skuadrës.

aktor:

aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të rëndësishëm në një ngjarje.

artor:

artór,-i m. sh.-ë(t) arar.