Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botoj
botoj:

bot/ój kal., -óva, -úar shtyp një libër, një gazetë etj. për ta përhapur; bëj të njohur botërisht duke e shtypur e duke e përhapur; nxjerr: botoi një studim (një roman, një fjalor); botoi një dokument. / pës. botóhet v. III.

Sinonime / Të përafërta:
nxjerr
Të ngjashme:
batoj:

bat/ój kal., -óva, -úar 1. anoj. 2. përmbys.

botor:

botór,-e mb. 1. i përgjithshëm; publik: ndërtesë botore; arsimi botor. 2. vjet. që lidhej me mirëmbajtjen e rrugëve, të ndërtesave shtetërore etj. dhe me shërbimet komunale: zyra botore; Ministria e Punëve Botore (në Shqipëri deri në vitin 1950).

butoj:

but/ój kal., -óva, -úar e bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë: butoj vozën (që të mos rrjedhë).

lotoj:

lot/ój jokal., -óva, -úar 1. edhe kal., derdh lot, qaj me lot, vajtoj: i lotojnë sytë; e lotuan shumë të vdekurin. 2. v. III pikon nga pak, qan: loton muri (shtamba, hardhia).

motoj:

mot/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar kaloj një mot a një vit diku, e bëj motmotin; motësoj: motoi në këtë punë.