Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botinë
botinë:

botín/ë,-a f. sh. -a(t) vend me botë; moçalishte.

Sinonime / Të përafërta:
moçalishte
Të ngjashme:
bobinë:

bobín/ë,-a f. sh. -a(t) tek. gyp i shkurtër, në të cilin mbështillet tel, shirit etj.: bobinë filmi; / elektr. gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel, që përdoret në pajisje elektrike dhe në radioteknikë: bobinat e radios.

butinë:

butín/ë,-a f. sh. -a(t) bot. gjini drurësh a shkurresh zbukuruese, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza: butina e kuqe butinë me lule të kuqërreme; butina fletëlarë butinë me gjethe përherë të blerta.

botim:

botím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes: pa dritën e botimit u botua. 2. vepër, gazetë, artikull etj. që është botuar; tërësia e kopjeve të një vepre të botuar: botime shkencore (letrare, shkollore); botimet e Akademisë së Shkencave; botim i parë (i dytë).

baltinë:

baltín/ë,-a f. sh. -a(t) baltak.

baticë:

batíc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i fryrë; kund. zbaticë. 2. fig. ngritja e një lëvizjeje, e një veprimtarie etj.; fuqizim; vërshim: baticë ndjenjash.