Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boterisht
botërisht:

botërísht ndajf. para të gjithëve; haptas: shpall (pohoj, pranoj, dënoj) botërisht.

Sinonime / Të përafërta:
haptas
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...që vizitoi Arbërinë më 1308, konstatonte se banorët e këtij vendi qenë « sa katolikë, aq edhe ortodoksë ». Edhe më kuptimplote për çështjen e prirjeve kulturore e fetare që mbizotëronin në atë kohë në trevën e Arbrit është shembulli i Karl Topisë, princ i Arbrit në vitet 1350-1385. Edhe pse botërisht shpallej si princ katolik e ithtar i Papës, Karl Topia në praktikë u shqua si themelues (ktitor) kishash e manastiresh ortodokse e në përgjithësi si mbrojtës e përkrahës i kulturës bizantine në principatën e tij. Kristalizimi i sferës ortodokse në shek. XIII-XIV Pavarësisht nga dobësimi apo...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
zotërisht:

zotërísht ndajf. libr. si zotëri: sillet (vishet) zotërisht.

besërisht:

besërísht ndajf. me besë; besnikërisht: u lidhën besërisht.

bokërishtë:

bokërísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me boka.

butësisht:

butësísht ndajf. me të butë, butë.

lopërisht:

lopërísht ndajf. lopthi.