Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botekuptim
botëkuptim:

botëkuptím,-i m. sh. -e(t) tërësia e pikëpamjeve për botën; mënyra si e kuptojmë atë: botëkuptim shkencor (i drejtë).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...veprën e shkrimtarit ndikon rrethi shoqëror, me dukuritë ideore, ideologjike, politike, etike dhe, në përgjithësi, shpirtërore, është fare e kuptueshme që të gjitha ato të manifestohen në veprën e tij, qoftë në mënyrë besnike dhe të drejtë — kur shkrimtari ka botëkuptime përparimtare, qoftë në mënyrë të shtrembëruar — kur shkrimtari ka botëkuptime të paqarta, reaksionare apo thjesht vuan prej paragjykimesh të ndryshme. Materia e veprës letrare, domethënë përmbajtja, e, më në fund, edhe forma e saj, janë, pra, të kushtëzuara prej kontekstit shoqëror-historik dhe dukurive të ndryshme që e karakterizojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...njësive të mëdha fisnore fqinje ose më të largëta, ekzistonin marrëdhënie këmbimi. Në vendbanimet tona neolitike janë ndeshur sende të sjella nga krahina të largëta, siç janë p.sh., importet e poçerisë diminiane të Thesalisë në depozitimet e vendbanimit të Cakranit apo të Kamnikut etj.. Arti dhe botëkuptimi Arti i bujqve dhe i blegtorëve neolitikë priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike. Arti dekorativ neolitik shfaqet me tërë përmbajtjen e tij sidomos në prodhimet e poçerisë, ku shumë nga format e enëve me harmoninë dhe me elegancën e trupit të tyre i tejkalojnë ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
botëkuptimor:

botëkuptimór,-e mb. që lidhet me botëkuptimin, i botëkuptimit: nga ana botëkuptimore.