Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës botëror
botëror:

botërór,-e mb. që lidhet me botën, i gjithë botës: luftë (krizë) botërore; kampionati botëror.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...politiko-shoqërore. Megjithëse këto mediokritete janë të gjykuara të luajnë role sekundare në shoqëri, duke qëndruar pjesën më të madhe të kohës në odajashtën politike, gjatë historisë ka ngjarë që mediokritetet të gjenden edhe në pozitat, në të cilat janë vendosur fatet e popujve dhe është krijuar historia botërore. Mediokritetet politike të dhunuara, ndërkaq, ndryshojnë prej mediokriteteve vullnetare pse janë më pak stabilë se ata. Në mungesë të forcës morale dhe të vendosmërisë ata përkulen edhe atëherë kur, rastësisht, mund të kenë edhe vetë të drejtë. Të përkulur njëherë, ata shtrëngohen, mandej, ta kalojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...e zi të udhës automobilistike. Sikur të mos ishte fillimi i vjeshtës, çdo njeriu tjetër, perveç gjeneralit të porsaardhur, do t’i dukej ky shi monoton një përkim i trishtuar. Ai po vinte në Shqipëri, nga një shtet i huaj, për tërheqjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë këtu në luftën e fundit botërore. Bisedimet midis dy qeverive kishin filluar që në pranverë, por marrëveshja përfundimtare u nënshkrua vetëm në fund të gushtit, në kohën e vranësirave të para. Pra, ishte vjeshtë dhe shiu kishte kohën e tij. Gjenerali e dinte këtë. Para se të nisej, kishte mësuar, midis të tjerash, edhe diçka...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ushtritë serbe të Stefan Uroshit rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t’u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së Shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (kur u fsheh nga atdhetarët beratas për të mos rënë në duart e pushtuesve) « Kodiku i Purpurt i Beratit » ishte jo vetëm një libër (dorëshkrim) për bibliotekën, por edhe tekst liturgjie. Një herë në vit mesha mbahej sipas ungjijve të këtij teksti. « Kodiku i Purpurt i Beratit » vlerësohet gjithashtu...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
botor:

botór,-e mb. 1. i përgjithshëm; publik: ndërtesë botore; arsimi botor. 2. vjet. që lidhej me mirëmbajtjen e rrugëve, të ndërtesave shtetërore etj. dhe me shërbimet komunale: zyra botore; Ministria e Punëve Botore (në Shqipëri deri në vitin 1950).

botor:

botór,-e, -ja f. sh. -e(t) zyra botore.

bakëror:

bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.

baltëror:

baltërór,-e mb. që lidhet me baltën; që është me baltë a si baltë: tokë baltërore.

zotëroj:

zotër/ój kal., -óva, -úar 1. jam pronar a zot i diçkaje, kam: zotëron toka (pyje). 2. veproj a bëj si dua; përmbaj; mposht: e zotëroi veten (gjendjen); nuk i zotëronte këmbët; / e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet: e zotëron lëndën; zotëron disa gjuhë të huaja. 3. edhe jokal., v. III gjendet më lart dhe shihet a vëzhgohet më mirë; ka përfshirë çdo gjë, është përhapur kudo; sundon: kodra zotëron qytetin; zotëron atmosferë e ngrohtë pune. / pës. zotëróhet v. III.