Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bot
bot:

bot,-i m. bised. një njeri, dikush.

bot:

bot ndajf. bised. 1. pa ndërprerje e me të gjitha forcat. 2. si kallëz. duke u përpjekur me të gjitha forcat; me mundime e pa pushuar: qesh e bot; thirr e bot; dhashë e bot; bot andej e bot këtej.

Sinonime / Të përafërta:
dikush
Të ngjashme:
bat:

bat,-i m. sh. -a(t) grackë për zogj, me një rrasë mbi një gropë: kunji i batit. / kurth.

boa:

bóa f. sh. -(t) zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.

boç:

boç,-i m. sh. -a(t) ulli vajës kokërrmadh.

bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.