Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bostan
bostan:

bostán,-i m. sh. -e(t) 1. shalqi a pjepër; përmb. shalqi e pjepër: mbolli bostan e i dolën kastraveca (iron.) mendoi për mirë, por i doli keq. 2. bostanore: dolëm nga bostanet; për të vënë në bostan i rreckosur, si dordolec.

Sinonime / Të përafërta:
bostanore
Të ngjashme:
bastar:

bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.

bastun:

bastún,-i m. sh. -ë(t) 1. shkop me dorezë të kthyer, që mbajnë zakonisht pleqtë. 2. bukë e gjatë dhe e hollë.

bistak:

bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.

boshas:

bóshas ndajf. bised. bosh, huq; kot: i shkoi dora boshas; foli boshas.

boshtak:

boshták,-e mb. që ka trajtë boshti: rrënjë boshtake.