Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshtër
boshtër:

bósht/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. shkurre si shtogu, me gjethe vezake; shtogër.

Sinonime / Të përafërta:
shtogër
Të ngjashme:
boshtor:

boshtór,-e mb. 1. që lidhet me boshtin, i boshtit; që është si bosht a që shërben si bosht: prerje boshtore; rrënjë boshtore. 2. anat. që ka shtyllë kurrizore ose që lidhet me të: kafshë boshtore; skelet boshtor.

bushtër:

búsht/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. femra e qenit. 2. thjesht. shar. grua e përdalë; grua llafazane e ngatërrestare. 3. mit. qenie e përfytyruar si kuçedër që vjell zjarr.

bushtër:

búshtër,-za f. sh. -a(t)] zool. dosëz.

joshtër:

jósht/ër,-ra f. erë e ngrohtë dhe e fuqishme që fryn nga deti dhe dëmton të lashtat e bimët e tjera.

poshtër:

póshtër (i, e) mb. 1. edhe si em., shumë i ulët nga morali e karakteri; që ka diçka të pandershme, të ulët e të pamoralshme: njeri i poshtër; qëndrim (veprim) i poshtër. 2. bised. shar. shumë i keq: dimër (grip) i poshtër.