Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bosht
bosht:

bosht,-i m. sh. -e(t) 1. shkop i shkurtër, që përdoret për të tjerrë e për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar, drugë; pjesë e makinës së tjerrjes që bën këtë punë. 2. pjesë e makinave, e mjeteve të tjera dhe e veglave të punës, e gjatë dhe e rrumbullakët, ku vihen rrotat ose pjesë më të vogla; shtizë: boshti i qerres (i biçikletës). 3. spec. drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose të rëndesës së një trupi; / astr. vijë e përfytyruar, që bashkon polet e një trupi qiellor; pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati: boshti i tokës; boshti i tunelit; boshti i kurrizit shtylla kurrizore. 4. fig. drejtimi kryesor i një pune; vija kryesore ideore e një vepre letrare, shkencore etj.; pjesa që mban peshën kryesore: boshti i dramës. 5. si mb. qendror, kryesor; drejtues: çështje bosht.

Sinonime / Të përafërta:
drugë
shtizë
qendror
kryesor
drejtues
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjeografike të toponimeve të tjera të kësaj bote. Megjithëse mund të jenë takuar me shumë individë, që flasin gjuhën e tyre, por që kanë lindur në vendlindje të tjera, megjithëse mund të kenë shëtitur nëpër vise të ndryshme të botës ata, prapë, janë të disponuar të mendojnë se vendlindja e tyre është boshti rreth të cilit duhet të sillen të gjithë të tjerët që flasin të njëjtën gjuhë me ta apo, në qoftë se nuk sillen sot, rreth së cilës duhet të sillen nesër. Dhe, e keqja më e madhe nuk qëndron aty pse këtafarë njerëzish janë të dënuar ta shikojnë ashtu botën përmes një frengjie, por pse janë të gatshëm...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...popullsie të madhe e kompakte shqiptare në gjithë shtrirjen e Epirit. Në kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon - Arbanum - Raban) zinte në mesjetë një vend të veçantë. I vendosur në qendër të tyre, në hapësirën e përfshirë mes Lezhës - Dibrës - Ohrit - Vlorës, dhe i përshkruar mes për mes nga boshti i rrugës strategjike Egnatia, Arbri u bë bërthama e trojeve shqiptare në të cilën në mënyrë më konsekuente e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore e psikologjike, që plazmuan qenien historike të kombit shqiptar. Me të drejtë, studiues si M. Shuflai, K. Jireçek, G. Prinzig...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bisht:

bisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bisht kali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.); bishti i flokëve. 4.edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit (mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt e që të pengon; trillim: erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6. bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.

bosh:

bosh,-e mb. bised. 1. i zbrazët: enë (shishe) boshe. 2. i kotë: punë (fjalë) boshe.

bosh:

bosh,-i m. sh. -e(t) 1. zbrazëti, boshllëk: boshi i kallamit; ra në bosh. 2. arë djerrë.

bosh:

bosh ndajf. 1. zbrazur, pa njeri a pa gjë; kund. plot: erdhi me duar bosh; mbeti vendi bosh; e kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë; e kishte xhepin bosh s’kishte fare para; koburja bosh tremb dy veta (fj. u.). 2. pa ngarkesë, pa kryer punë: lëvizje bosh; / fig. kot, humbur: i shkoi fjala bosh.

beshte:

bésht/e,-ja f. sh. -e(t) profkë.