Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshnjak
boshnjak:

boshnják,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Bosnjës ose me prejardhje nga Bosnja.

boshnjak:

boshnják,-e mb. që lidhet me boshnjakët a me Bosnjën, i boshnjakëve a i Bosnjës: folkori boshnjak.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dhe tregon se në kohën e tij një familje vendase kishte si mbiemër emrin e fshati Kastrat. Për vendorigjinën e Kastriotëve nga Hasi i Prizrenit dëshmojnë gjithashtu edhe kronisti raguzan Lukari (vepra e të cilit është botuar në vitin 1605), si dhe shënimet e fundit të shek. XV të një kleriku boshnjak, të botuara për herë të parë në vitin 1892. Po kështu mbiemri i dytë, Mazreku, i Kastriotëve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, që përmend A. Engjëlli, gjenden në mikrotoponiminë e shek. XVII dhe të sotme të Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe të Lumës (Ujmisht që përmendet edhe nga Dh...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
boshnjake:

boshnják,-e, -ja f. sh. -e(t).

vishnjak:

vishnják,-u m. lëng vishnjeje.

vishnjak:

vishnják,-e mb. ngjyrë vishnje: lule vishnjake.

boshtak:

boshták,-e mb. që ka trajtë boshti: rrënjë boshtake.