Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshllëk
boshllëk:

boshllë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. 1. zbrazëti: mbush boshllëkun. 2. fig. mungesë, e metë; zbrazëti a gjendje e rëndë shpirtërore nga mungesa e dikujt, nga një humbje e dhembshme etj.: kam një boshllëk të madh.

Sinonime / Të përafërta:
zbrazëti
mungesë
Të ngjashme:
bollëk:

bollëk,-u m. bised. shumicë, mbushulli, tepri; mirëqenie, begati: krijimi i bollëkut; gjendet me bollëk.