Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshke
boshkë:

bóshk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare e livadheve malore, me zhardhok si të qepës e me gjethe si të këlkazës.

Të ngjashme:
boshje:

bóshj/e,-a f. sh. -e(t) bishtajë pa kokrra.

bashkë:

báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

bashkë:

báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.

bashki:

bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.

bashku:

báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.