Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshatis
boshatis:

boshatís kal., -a, -ur bised. zbraz: boshatisi dollapin; e boshatisën shtëpinë.

Sinonime / Të përafërta:
zbraz
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të gjithë e dinin se të ardhurat e kryezotit tonë kohët e fundit ishin pakësuar. Nga ana tjetër, vajza e tij lëngonte që prej dy muajsh dhe mjekët nuk po ia gjenin dot sëmundjen. Kryezoti ynë dhe peshkopi u panë shumë herë në sy. Kuptohej menjëherë që atij herë i shkonte mendja tek arka e boshatisur, herë tek vajza e sëmurë dhe, për të dyja këto, ura që i parashtronin këta të panjohur ishte i vetmi bar. Ata nisën të flisnin prapë për porosinë qiellore të përcjellë prej endacakut. Në anët tona sëmundjes së atij fatkeqi i thonë lëngatë e hënës, shpjegoi njëri, kurse tek ju, me sa mora vesh...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...Purpureus Beratinus » bëhet fjalë në « Diptikun e kishës së Shën Gjergjit », që gjendej në kështjellën e Beratit. Në një shënim të cituar nga ky dorëshkrim flitet për rrezikun që i vinte rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe të Stefan Uroshit rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për t’u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut dhe të kishës së Shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore (kur u fsheh nga atdhetarët beratas për të mos rënë në duart e pushtuesve)...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
boshatisem:

boshatísem vetv. e zbrazem: u boshatisën rrugët. / pës. boshatíset v. III.

boshatisje:

boshatísj/e,-a f. zbrazje.

boshatisur:

boshatísur (i, e) mb. i zbrazur, bosh.

bojatis:

bojatís kal., -a, -ur 1. lyej me bojë: bojatisi muret (këpucët); / bised. keq. i vë fytyrës shumë të kuq e pudër. 2. fig. zbukuroj, i jap lustër.

boshas:

bóshas ndajf. bised. bosh, huq; kot: i shkoi dora boshas; foli boshas.