Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boshësi
boshësi:

boshësí,-a f. sh. -(të) bised. zbrazëti.

Sinonime / Të përafërta:
zbrazëti
Të ngjashme:
boshas:

bóshas ndajf. bised. bosh, huq; kot: i shkoi dora boshas; foli boshas.

bashkësi:

bashkësí,-a f. sh. -(të) 1. të pasurit e diçkaje të përbashkët me një tjetër: bashkësi interesash. 2. lidhje, grup, bashkim a formë organizimi sipas tipareve të përbashkëta, sipas një parimi etj.: bashkësi ekonomike (territoriale); bashkësi shtetesh; bashkësia evropiane; bashkësia e qytetit; bashkësi primitive (hist.) komuna primitive; sistemi i bashkësive (mat.).

joshës:

jóshës,-e mb. që të josh: vajzë (buzëqeshje) joshëse.