Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bosh
bosh:

bosh,-e mb. bised. 1. i zbrazët: enë (shishe) boshe. 2. i kotë: punë (fjalë) boshe.

bosh:

bosh,-i m. sh. -e(t) 1. zbrazëti, boshllëk: boshi i kallamit; ra në bosh. 2. arë djerrë.

bosh:

bosh ndajf. 1. zbrazur, pa njeri a pa gjë; kund. plot: erdhi me duar bosh; mbeti vendi bosh; e kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë; e kishte xhepin bosh s’kishte fare para; koburja bosh tremb dy veta (fj. u.). 2. pa ngarkesë, pa kryer punë: lëvizje bosh; / fig. kot, humbur: i shkoi fjala bosh.

Sinonime / Të përafërta:
zbrazëti
boshllëk
zbrazur
kot
humbur
Antonime:
plot
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...drynin e saj, e preknin me dorë nën qortimet e të tjerëve "mos e prek, ç'të duhet", pastaj tundnin kryet dhe iknin. Katër ditë shkuan kështu. Kureshtja ishte duke rënë krejt, por në ditën e pestë ajo u përtëri dhe më fort. Në mëngjes të asaj dite u mor vesh, ose, më saktë u ndie që kasollja s'ishte bosh. As tym s'u pa, as zhurmë s'u dëgjua prej saj, megjithatë ndihej që brenda ishte dikush. Njeriu duhej të kishte mbërritur gjatë natës. Atë nuk e pa askush gjithë atë ditë dhe ditën e nesërme. Përreth kishte një mjegull përpirëse, dhe ata, që ishin afruar te baraka dhe kishin parë brenda nga vrimat...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...vetëm në anën e djathtë të saj. Në pjesën bashkuese të dy anëve të U-së kishte zënë vend sekretari i dytë me një të panjohur. Ç’’ishte kjo thirrje, pa asnjë shpjegim paraprak? Për një gotë ujë a për një kafe, as që bëhej fjalë, por së paku një na fal që të shqetësuam, ose qoftë dhe ca fjalë boshe, nga ato që të gërricnin nervat si “ç'thotë krijimtaria”, mund të mos ia kursenin. Fillimi i një pezmi të mjegullt, nga ata që të ndihmonin së paku të ruaje dinjitetin, siç do të thoshte miku i tij Llukan Herri, e bëri të tendosej te shpinorja. Si të ishte në mendjen e tij, sekretari i dytë,...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...syve, - tha gjenerali. - Unë mendoj të kundërtën, - tha civili. - Ata do të kënaqeshin, ndoshta, nga kjo gjë. - Ka të ngjarë që të kënaqeshin, - tha gjenerallejtënanti. - Megjithatë, s'mund ta vë dorën në zjarr. Gjenerali vështroi dorën e tij të vetme, me të cilën mbante llullën, dhe mëngën boshe të kapotës ushtarake, të futur në anën e majtë të setrës. Me siguri do ta ketë prerë përmbi bërryl, mendoi. Kjo hamendje kishte kohë që po e bezdiste. - Nuk kuptoj si ka pasur mundësi të ndërtohet stadiumi mbi varrezat! - tha prifti. - E drejta ndërkombëtare e ndalon këtë gjë. Ju duhej të ankoheshit...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...nëpër këto institucione të dokumentave dhe të veprave të vjetra dhe të reja pale mos do të zbulojnë farë shenjash mbi origjinën e tij të lashtë. Një gatishmëri të këtillë e ka treguar viteve të fundit edhe humoristi i shquar amerikan me origjinë angleze, Bob Houp, por gatishmëria e tij është treguar boshe, kurse shpenzimet të kota: Bob Houp nuk na ka dalë bir fisnikësh. Këtë privilegjë të snobit anglez nuk e kanë edhe gjithë snobët e të gjitha vendeve dhe të gjithë popujve të tjerë. Kështu, bie fjala, snobi shqiptar, që do të donte të provonte lashtësinë e origjinës së mbiemrit të tij do të shtrëngohej...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bash:

bash,-i m. sh. -e(t) 1. det. pjesa e përparme e anijes a e varkës: topi i bashit. 2. bised. pjesa më e zgjedhur, lulja, ajka, balli: bashi i duhanit; bashi i djemve (i nuseve); bashi i vendit. 3. qoshja a kreu i dhomës.

bash:

bash pj. bised. pikërisht; për këtë arsye; mu: bash mirë.

bosht:

bosht,-i m. sh. -e(t) 1. shkop i shkurtër, që përdoret për të tjerrë e për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar, drugë; pjesë e makinës së tjerrjes që bën këtë punë. 2. pjesë e makinave, e mjeteve të tjera dhe e veglave të punës, e gjatë dhe e rrumbullakët, ku vihen rrotat ose pjesë më të vogla; shtizë: boshti i qerres (i biçikletës). 3. spec. drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose të rëndesës së një trupi; / astr. vijë e përfytyruar, që bashkon polet e një trupi qiellor; pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati: boshti i tokës; boshti i tunelit; boshti i kurrizit shtylla kurrizore. 4. fig. drejtimi kryesor i një pune; vija kryesore ideore e një vepre letrare, shkencore etj.; pjesa që mban peshën kryesore: boshti i dramës. 5. si mb. qendror, kryesor; drejtues: çështje bosht.