Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës borxh
borxh:

borxh,-i m. sh. -e(t) 1. hua: hyri në borxh; shleu (lau) borxhet. 2. fig. detyrim moral ndaj dikujt: ta paça borxh! ta shpërblefsha!

Sinonime / Të përafërta:
hua
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shkrimtari romak Varroni shkruan për ekzistencën në shek. I të erës sonë të fshatarëve të varur, të skllavëruar në borxhe, të cilët ai i quan « obaerati », që sipas tij gjendeshin me shumicë në Iliri dhe punonin në vende e në kushte të vështira. Edhe gjendja e fshatarëve të lirë nuk ishte aspak e mirë; mbi ta rëndonin taksa e detyrime të ndryshme, të cilat i çuan në shkatërrim të plotë. Shumë prej fshatarëve të shpronësuar, në pamundësi për të përballuar jetën hynin në borxhe, shpeshherë duke u kthyer edhe në skllevër. Skllevërit në përgjithësi i bënin punimet bujqësore në latifondet dhe në...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...kokën. - Asgjë, - tha shkurt. - Sidoqoftë, ju jeni munduar, keni shpenzuar disa orë punë, përveç drurit... - Asgjë, - tha prapë fshatari. - Po ju e keni mbajtur me bukë kaq kohë këtë ushtar. Ndoshta, mund të bëjmë ndonjë llogari. Fshatari shkundi llullën me zemërim. - Edhe unë i kam mbetur borxh, - tha, - s'i kam dhënë rrogën si shërbëtor. Mos doni t'jua jap juve? | Mullisi ktheu shpinën dhe u drejtua te vendi ku rrinte gomari. Në kohën që makina po nisej, djali i vogël seç i tha në vesh gjyshit dhe plaku tundi dorën në drejtim të makinës. - Prisni, or djaj, se gati harrova. Kam diçka...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...relativisht mjaft e gjerë, tregojnë fenikasit, zbulimet e të cilëve për një kohë të gjatë ishin të harruara me përjashtimin e këtij kombi nga tregëtia si pasojë e pushtimeve të Aleksandrit dhe, për këtë shkak, të dekadencës së shfaqur. Po kështu ka ngjarë edhe me pikturimin në xham gjatë Mesjetës". Këtë borxh të shtrenjtë që njerëzimi ja paguante shkallës së ulët të zhvillimit dhe izolimit kulturor dhe ekonomik të popujve do ta ndërpresë borgjezia njëherë e përgjithmonë me ndryshimet e mëdha që do të sjellë në mënyrën e prodhimtarisë, në qarkullimin ndërkombëtar të mallrave si dhe në jetën politike dhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bardh:

bardh kal., -a, -ur zbardh.

barth:

barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.

borak:

borák,-u m. sh. -ë(t) [borákës,-i m. sh. -, -(it)] zool. borës.

borës:

bórës,-i m. sh. -(it) zool. zog këngëtar sa trumcaku, me krahë të zez e me gjoks të kuqërremë, zogu i borës, zborak, borak.

borik:

borík,-e mb. kim. që përmban bor: acid borik.