Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës borik
borik:

borík,-e mb. kim. që përmban bor: acid borik.

Të ngjashme:
barik:

barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.

borak:

borák,-u m. sh. -ë(t) [borákës,-i m. sh. -, -(it)] zool. borës.

dorik:

dorik,-e mb. hist. që lidhet me dorët a me trojet e banuara prej tyre, i dorëve; që është krijuar nga dorët: dialekt dorik; stil dorik (arkit.) një ngë tri stilet klasike të arkitekturës në Greqinë e Vjetër; shtyllë dorike (arkit.) shtyllë që vjen duke u ngushtuar nga kreu.

borim:

borím,-i m. rënia e borës.

bori:

borí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykën si hinkë, që përdoret edhe për sinjale (në ushtri etj.); trombë, trombetë: boria e zgjimit (e kushtrimit); e mbështolli si bori; / mjet sinjali, i ngjashëm me të, në makina, në karroca etj.: i bie borisë; / pizgë si hinkë, që e bëjnë fëmijët me lëkurë druri.