Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës borgjez
borgjez:

borgjéz,-e mb. që lidhet me borgjezinë, i borgjezisë; që përbëhet nga borgjezë: republikë (demokraci) borgjeze; e drejta borgjeze.

borgjez:

borgjéz,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i klasës së borgjezisë: borgjez i vogël pjesëtar i shtresës së pronarëve të vegjël.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...manifeston vetëveten, prirjet dhe aftësitë e tij të vogla, të mëdha apo mesatare si edhe karakterin e tij të plotë apo gjysmak, pozitiv apo negativ. Mediokritetet, pra, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në shoqëritë diktatoriale dhe demokratike, totalitare dhe anarko-liberale, feudale dhe kapitaliste, borgjeze dhe socialiste. Kështu, fjala vjen, mund të thuhet se medio kritete ka pasur nën sundimin e Qesarit dhe në ditët e pakta të Republikës së Brutit, nën sundimin e Sulltan Hamidit dhe në kohën e Ataturkut, nën sundimin e Ekaterinës dhe në vitet e Revolucionit të Tetorit. Dhe, ashtu sikundër ka pasur...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
borgjezi:

borgjezí,-a f. klasë shoqërore në vendet kapitaliste, që zotëron mjetet kryesore të prodhimit ose prona e pasuri të tjera të mëdha: borgjezi e madhe (e mesme); borgjezia e vogël shtresa e pronarëve të vegjël.

borgjeze:

borgjéz,-e, -ja f. sh. -e(t).

borgjezoj:

borgjez/ój kal., -óva, -úar e bëj borgjez; e bëj të jetojë e të sillet si borgjez.

borgjezim:

borgjezím,-i m. veprimi sipas foljeve.