Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boreal
boreal:

boréal,-e mb. gjeogr. që lidhet me Veriun ose me rrethin polar të Veriut, që gjendet atje: popullsi boreale; agimi boreal; aurorë (klimë) boreale.

Të ngjashme:
joreal:

joreál,-e mb. që s’është real: ngjarje joreale.

bordel:

bordél,-i m. sh. -e(t) shtëpi publike.

formal:

formál,-e mb. 1. që lidhet me formën e diçkaje, i formës; që mbështetet vetëm te forma dhe lë mënjanë përmbajtjen: analizë formale. 2. që bëhet sa për formë, sa për t’u dukur: punë formale; qëndrim formal. 3. i njohur zyrtarisht; i ligjëruar: tregu formal.

korean:

koreán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Koresë ose me prejardhje nga Koreja.

normal:

normál,-e mb. 1. që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt të gjërave; që nuk shmanget nga norma; i zakonshëm; kund. anormal: zhvillim normal; temperaturë normale temperaturë as e ftohtë, as e nxehtë; anatomia normale e njeriut anatomia e trupit të njeriut të shëndoshë. 2. i shëndoshë nga ana mendore: nuk është normal. 3. pingul: drejtëz normale (gjeom.). 4. vjet. pedagogjik: shkollë normale.