Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bore
bore:

bór/e,-ja f. sh. -e(t) kafshë shumë e bardhë.

borë:

bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër): këmishë borë e bardhë.

Të ngjashme:
boçe:

bóç/e,-ja f. sh. -e(t) [bóç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth: boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark. * (flet) me boçe në fyt flet keq e s’kuptohet ç’thotë; belbëzon.

bord:

bord,-i m. sh. -e(t) 1. faqja anësore e anijes a e barkës; pjesa e sipërme e anijes, e sheshtë dhe e zbuluar, kuvertë: doli në bord; / pjesa e brendshme e aeroplanit etj. 2. libr. grupi drejtues në një institucion, në një shoqatë etj.: bordi i institutit.

bori:

borí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykën si hinkë, që përdoret edhe për sinjale (në ushtri etj.); trombë, trombetë: boria e zgjimit (e kushtrimit); e mbështolli si bori; / mjet sinjali, i ngjashëm me të, në makina, në karroca etj.: i bie borisë; / pizgë si hinkë, që e bëjnë fëmijët me lëkurë druri.

bote:

bót/e,-ja f. sh. -e(t) enë balte; shtambë.