Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bord
bord:

bord,-i m. sh. -e(t) 1. faqja anësore e anijes a e barkës; pjesa e sipërme e anijes, e sheshtë dhe e zbuluar, kuvertë: doli në bord; / pjesa e brendshme e aeroplanit etj. 2. libr. grupi drejtues në një institucion, në një shoqatë etj.: bordi i institutit.

Sinonime / Të përafërta:
kuvertë
Të ngjashme:
bore:

bór/e,-ja f. sh. -e(t) kafshë shumë e bardhë.

borë:

bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër): këmishë borë e bardhë.

bori:

borí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykën si hinkë, që përdoret edhe për sinjale (në ushtri etj.); trombë, trombetë: boria e zgjimit (e kushtrimit); e mbështolli si bori; / mjet sinjali, i ngjashëm me të, në makina, në karroca etj.: i bie borisë; / pizgë si hinkë, që e bëjnë fëmijët me lëkurë druri.

lord:

lord,-i m. sh. -ë(t) titull i trashëgueshëm i aristokracisë së lartë angleze ose i atyre me detyra të larta shtetërore; ai që mban këtë titull: dhoma e lordëve...

bor:

bor,-i m. kim. jometal i fortë e i zi, që përdoret në metalurgji dhe në mjekësi (simboli B).