Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës borës
borës:

bórës,-i m. sh. -(it) zool. zog këngëtar sa trumcaku, me krahë të zez e me gjoks të kuqërremë, zogu i borës, zborak, borak.

Sinonime / Të përafërta:
borak
Të ngjashme:
bërës:

bërës,-i m. sh. -(it) ai që ka bërë diçka; autor.

dorës:

dórës,-iI m. sh. -a(t) bishtuk, kandil.

dorës:

dórës,-iII m. sh. -a(t) muz. harku i lahutës etj.

borë:

bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër): këmishë borë e bardhë.

baras:

báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy baras katër.