Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës borë
borë:

bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër): këmishë borë e bardhë.

bore:

bór/e,-ja f. sh. -e(t) kafshë shumë e bardhë.

Sinonime / Të përafërta:
dëborë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kishte marrë kuvendimi nuk i pëlqente aspak. Ajo që po ndodhte në sytë e tij ishte krejtësisht e pabesueshme: rolet ishin përmbysur. Në një rast tjetër hetuesi, me të dëgjuar se dëshmitari e merrte në telefon, do të ngrihej, natë a mesnatë qoftë, i vetëm a me grua në shtrat, për të rendur nëpër borë a shi, gjithë mirënjohje, gati t'i binte në gjunjë dëshmitarit, për shenjën e komplotit, të rebelimit, të Jan Palashit shqiptar, kurse ky këtu heshtte si korb. Përgjigjet e tij ishin të zvargura, pa asnjë zell zbulimi, një hetues i paparë gjer më sot, që kishte frikë, për të mos thënë tmerr,...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ushtarët që kërkonin. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë. Atëherë, të lodhur e të rraskapitur, u nisën prapë për udhë të madhe. Ec e ec e udha s'kishte të sosur. Ishte dimër, binte borë. Po ariu? Atëherë u doli përpara ariu. Zakonisht, përralla që gjenerali e përsëriste me vete pothuaj çdo mbrëmje dhe që mendonte t'ia tregonte, porsa të kthehej në shtëpi, njërës prej mbesave të tij, mbaronte me pyetjen e saj “po ariu?”. Mbesa e vogël, si shumica e vocërrakëve, bënte kësi pyetjesh...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...fusin kokën në ndonjë fabrikë apo sipërmarrje, ku në vend të peisazheve të bukura të bjeshkëve do të shikojnë prodhimet moderne e në vend të tingujve të lahutës e fyellit do të ndëgjojnë tingujt e burisë. Atij disi i është dukur shumë e bukur jeta e kaluar nëpër kullosat e gjelbërta, por edhe nëpër borë e shi, për shkak se e ka kujtuar prej ndërtesës së madhe dhe të ngrohtë të fakultelit. Kujtimet, kur nuk analizohen mirë, dalin të bukura edhe në qoftë se janë të hidhura dhe mjaftojnë për të thënë ashtu siç thotë ai: „I vrushkull lotësh më rrëshqiti për atë të shkueme jetë". Kur i ka shkruar vjershat...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bord:

bord,-i m. sh. -e(t) 1. faqja anësore e anijes a e barkës; pjesa e sipërme e anijes, e sheshtë dhe e zbuluar, kuvertë: doli në bord; / pjesa e brendshme e aeroplanit etj. 2. libr. grupi drejtues në një institucion, në një shoqatë etj.: bordi i institutit.

bori:

borí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykën si hinkë, që përdoret edhe për sinjale (në ushtri etj.); trombë, trombetë: boria e zgjimit (e kushtrimit); e mbështolli si bori; / mjet sinjali, i ngjashëm me të, në makina, në karroca etj.: i bie borisë; / pizgë si hinkë, që e bëjnë fëmijët me lëkurë druri.

bor:

bor,-i m. kim. jometal i fortë e i zi, që përdoret në metalurgji dhe në mjekësi (simboli B).

birë:

bír/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.