Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bonjak
bonjak:

bonják,-e mb., edhe si em., jetim.

Sinonime / Të përafërta:
jetim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...parashikuar gjithçka, që nga çasti kur i flijuari mund të ishte pa njeri, shkularak, siç thuhej. gjë që ishte vështirë të besohej), e gjer te e kundërta e tij. domethënë te rasti i skamnorit, që mund të kishte grua, prindër e një duzinë fëmijë. Ishte marrë pra parasysh gjithçka, që nga i flijuari bonjak, (me këtë rast nga shuma e shpërblimit që tepronte për mungesë të trashëgimtarëve do të ngrihej një kishëz për shpirtin e tij mu në këmbët e urës), e gjer te nevojtari, që i jepej rasti i parë dhe i fundit të kishte një pronë për t'ua lënë të vetëve, njëlloj siç lihet trashëgim livadhi apo mulliri...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
binjak:

binják,-e mb., edhe si em. 1. që ka lindur njëkohësisht me një tjetër nga e njëjta mëmë: motra binjake; qengja binjakë; binjakët ngjajnë. 2. që ka dy pjesë të ngjitura, dyshe: kumbull binjake. 3. fig. shumë i ngjashëm me një tjetër.

konjak:

konják,-u m. pije e fortë alkoolike me ngjyrë, që nxirret nga distilimi i verës së rrushit: konjak “Skënderbeu”.

binjak:

binják,-u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri që përbëhet nga katër-pesë kallinj të vegjël të ngjitur së bashku, vëllezër. 2. sh. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 22 maji deri më 21 qershor.

bojak:

boják,-e mb., edhe si em., shtatlartë e i pashëm, bojalli.

bërnjak:

bërnják,-e mb., edhe si em., që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për qengja e keca).