Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bonjë
bonjë:

bónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bletë femër. 2. -ë mb. fig. punëtore e madhe: grua bonjë.

Të ngjashme:
banjë:

bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore; banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër: banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.

zonjë:

zónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gruaja e një zotërie; përdoret kur i drejtohemi me nderim a me mirësjellje një gruaje të martuar ose më të moshuar: urdhëroni, zonjë! 2. fig. diçka e begatshme dhe e bukur; diçka që ka fituar nderimin e të tjerëve: Shqipëria është zonjë. 3. si mb. shumë e mirë dhe e sjellshme, që të ngjall nderim: është zonjë grua (grua zonjë). 4. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta: zonjë e bukur bot. helmarinë; zonjë e mirë euf. sëmundja e lisë.

bojë:

bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).

bojë:

bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.

bonjak:

bonják,-e mb., edhe si em., jetim.