Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bon
bon:

bon kal. v. III, bói, búar mbars.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...i dukej e rëndë. E kishte dëgjuar kaq herë ta flisnin fshatarët shqiptarë pranë varrezave, ku mblidheshin për t'u ndihmuar. Edhe gjithë ata të vrarë, me siguri, e kanë dëgjuar këtë gjuhë fatale, mendoi. Tani, me sa duket, po jepnin lajmet, sepse spikerja përsëriste fjalë të njohura. Tel-Aviv, Bon, Laos. Qytete të ndryshme kishte bota. Iu kujtuan prapë ushtarët e kombeve të ndryshme, që kishin qenë në Shqipëri. Dërrasa, hekura të ndryshkur, kryqe, shenja, emra të shkruar shtrembër. Shumica i kishin varret pa asnjë shenjë. Madje, një pjesë nuk kishin fare varre. Ndodheshin nëpër gropa të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
boa:

bóa f. sh. -(t) zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.

boç:

boç,-i m. sh. -a(t) ulli vajës kokërrmadh.

bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.

bor:

bor,-i m. kim. jometal i fortë e i zi, që përdoret në metalurgji dhe në mjekësi (simboli B).

bos:

bos,-i m. sh. -ë(t) libr. njeri i pasur e me rëndësi në një sipërmarrje etj.; drejtues a kryetar në një veprimtari të madhe kryesisht ekonomike: bosët e naftës; bosët e drogës.