Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bombol
bombol:

bómbol,-a f. sh. -a(t) enë metali e rrumbullakët për gaze të ngjeshura a për lëngje: bombol oksigjeni.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...rrugën apo një urë, s'më kujtohet mirë, - tha gjenerali. - Një mendje më thotë t'i lë për verën e vitit që vjen. Kush futet në male në këtë kohë! Jashtë u dëgjua një zhurmë motori. Prifti doli të shikonte. - Ç'është? - pyeti gjenerali, kur prifti u kthye. - Asgjë, - tha prifti. - Sollën bombola të reja me dezinfektant. Gjenerali nxori termoset. Hëngrën në heshtje drekën me ushqim të thatë dhe gjenerali u mbështet në shtratin fushor, kurse prifti hapi një libër dhe nisi të lexonte. Libër, tha me vete gjenerali, si të shihte gjënë më të papritur. Ishte përpjekur edhe vetë të lexonte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
tombol:

tómbol,-a f. lojë si lotari, që luhet me disa kartonë me numra të ndryshëm; kartonët dhe pullat me numra të kësaj loje.

bobol:

boból,-i m. sh. -a(t) vidhez.

bobole:

boból/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) 1. kokrra misri të ziera; / kokrra fasulesh, bathësh etj. të paziera mirë e të fryra nga uji. 2. makarona rryla. 3. fig. grua e shkurtër e topolake.

bumbon:

bumb/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bumbëzon. 2. gufon.

simbol:

simból,-i m. sh. -e(t) 1. shkronjë a shenjë që përdoret në mënyrë konvencionale për të paraqitur një element, një madhësi, një njësi matjeje, një veprim etj.: simbolet e matematikës; simbolet e elementeve kimike. 2. diçka që është zgjedhur nga tradita shoqërore për të paraqitur një ide, një ndjenjë etj.; mishërimi i një ideje a i një ndjenje: simbol i besimit (i dashurisë). 3. let. figurë letrare me anën e së cilës dukuritë e rëndësishme të botës përgjithësohen dhe mishërohen në mënyrë konkrete nëpërmjet heronjve, ngjarjeve etj. 4. fig. shembull i lartë për t’u ndjekur: simbol i qëndresës (i heroizmit).