Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bombe
bombë:

bómb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj predhe e madhe, me lëndë shpërthyese; granatë: bombë dore; bombë atomike (bakteriologjike, kimike); bombë me gaz lotsjellës (me hidrogjen). 2. fig. goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur që bën shumë përshtypje: ai lajm qe një bombë.

Sinonime / Të përafërta:
granatë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ndonjë urrejtje kushedi çfarë për to. Kishte dhe njerëz që u vinte keq. U duk sikur po mësoheshin dalëngadalë me praninë e tyre. Tani nuk u nxihej më jeta, kur i takonin rastësisht në ndonjë tregtizë apo të dielave në kishë, me përjashtim të plakave, që luteshin ditë e natë të binte ndonjë “bombë e inglizit” mbi atë shtëpi të nëmur. Besoj që kishte ditë që edhe ato do ta dëshironin një gjë të tillë. Jo shumë larg këndej ishte fronti italo-grek dhe netëve dëgjohej bubullima e topave. Qyteti ynë ishte vend ndalimi, si për trupat e freskëta që shkonin në front, ashtu dhe për trupat që ktheheshin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...s'është më i fortë: Njizet e katër vjet shetis andej Nëpër vorrezat tueja nuk po më mbërrijnë këmbët t'shkelm Karadak, Ato u gjasojnë yjeve rië qiellin e pafund . . . Barin e blertë mbi to koha pak nga pak — Do ta shtyjë të flasi, e vjetët t'i mbasi: Për vallën e luajtun n'ledina e n'valë, për thikë e bombë, për vdekje pa f j a l ë . . . për flakë mbi k'solla ku flinte fëmija n'djep ! për gjahun e korbit (të vjedhun) e n'sqep, për nanat n'altarë — tue pritë dritë — për fëmijët e tyne — në dasëm pa shpirt . . . Në ty Karadak, bjeshkët qenë mësue me kangët e rrafaleve (Karadak, o skenë e mëkatnorëve) Në...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bolbë:

bólb/ë,-a f. sh. -a(t) bised. 1. gjëmë. 2. ngatërresë: e bëri bolbën dhe iku.

bumbë:

búmb/ë,-a f. sh. -a(t) bumbeskë.

bambu:

bambú,-ja f. sh. -(të) bot. bimë e vendeve të nxehta, me kërcell si kallami, të drunjtë e të fortë: shkop bambuje.

bamje:

bámj/e,-a f. sh. -e(t) bot. perime, që bën bishtaja shumëfaqëshe; bishtaja e saj: mish me bamje.

belbe:

bélb/e,-ja f. sh. -e(t) patë e egër me trup të vogël, që këlthet me zë të ndërprerë.