Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bombardues
bombardues:

bombardúes,-e mb. av. që përdoret për bombardime: aeroplan bombardues.

bombardues:

bombardúes,-i m. sh. -(it) aeroplan bombardues: bombardues i rëndë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... PARATHËNIE Ismail Kadareja deshte në fillesë të ngjiste shekujt duke pasur sytë mbi të njëjtën ngrehinë, një urë guri. Libri ka pasë qenë ndërtuar si një dosje, me dokumente të mbledhura, me dëshmi: turistë të kohës së re bombardues që përpiqen ta fshijnë urën nga hartat, e kështu me radhë deri te ndërtimi, deri te shpjegimi i zanafillës së legjendës së murimit. Pat qenë krejt e kundërt me librin "Është një urë mbi Drina", ku IvoAndriçi na tregon një urë të Bosnjës nëpër kohëra, duke respektuar rrjedhën kronologjike. Por në qendër të “Ura me tri harqe" gjendet një baladë, dhe ishte më...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"