Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bombardoj
bombardoj:

bombard/ój kal., -óva, -úar 1. gjuaj me bomba nga ajri ose me artileri: bombarduan qytetin (urën). 2. fiz. godit me rreze atomet a qelizat e një trupi për t’u ndryshuar ndërtimin ose për qëllime të tjera. 3. gjuaj shumë herë me diçka; / fig. e sulmoj dikë pareshtur, nuk e lë të qetë; i dërgoj dendur diçka: e bombardoi me pyetje (me letra). / pës. bombardóhem.

Të ngjashme:
bombardim:

bombardím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: aeroplan bombardimi.