Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bollek
bollëk:

bollëk,-u m. bised. shumicë, mbushulli, tepri; mirëqenie, begati: krijimi i bollëkut; gjendet me bollëk.

Sinonime / Të përafërta:
shumicë
tepri
mirëqenie
begati
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...favor të Tokos. Grindjet dhe pakënaqësitë ndaj sundimtarit të ri të Artës shtynë mjaft feudalë shqiptarë dhe krerë bashkësish nga Parga, Paramithia, Margëlliçi e Janina (përfshirë bashkësitë e mëdha të mazrekëve e malakasëve) të dorëzoheshin përpara dhuratave dhe premtimeve që u drejtoi atyre me bollëk konti Karl Toko. Në këtë mënyrë, me një ushtri, lulen e së cilës e përbënin luftëtarët shqiptarë, ku shquheshin vëllezërit Muriq e Dhimo Bua, si dhe me ndihmën e një flote të ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t’i rrëmbejë Muriq Shpatës njërin zotërim pas tjetrit. Si pasardhës i...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bollë:

bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe; bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.

ballok:

ballók,-u m. shtegu i ballit.

balluk:

ballúk,-u m. sh. -ë(t) balli i samarit.

bollka:

bóllka(-t) f. sh. krahin. poture.

brolle:

bróll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. koçan misri. 2. lëvore druri.