Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boll
boll:

boll ndajf. bised. shumë; mjaft: kemi boll; e mirë boll; boll që të bindet.

Sinonime / Të përafërta:
shumë
mjaft
Të ngjashme:
bollë:

bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe; bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.

koll:

koll,-i m. lëndë e përgatitur kryesisht me niseshte, që përdoret për të ngrirë jakat e këmishëve etj.: vë jakën në koll kollaris jakën.

balç:

balç,-i m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla, me lule të verdha e me erë të mirë, që përdoret për plagët; bar të preri, lule balsami; / lëngu i kësaj bime që përdoret për mjekim.

balë:

bál/ë,-aI f. sh. -a(t) pullë e bardhë në kokë a në trup të kafshëve, balishë, baliskë; kafshë me pulla të tilla.

balë:

bál/ë,-aII f. sh. -a(t) zool. baldosë.