Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bolbe
bolbë:

bólb/ë,-a f. sh. -a(t) bised. 1. gjëmë. 2. ngatërresë: e bëri bolbën dhe iku.

Sinonime / Të përafërta:
gjëmë
ngatërresë
Të ngjashme:
belbe:

bélb/e,-ja f. sh. -e(t) patë e egër me trup të vogël, që këlthet me zë të ndërprerë.

bollë:

bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe; bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.

bombë:

bómb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj predhe e madhe, me lëndë shpërthyese; granatë: bombë dore; bombë atomike (bakteriologjike, kimike); bombë me gaz lotsjellës (me hidrogjen). 2. fig. goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur që bën shumë përshtypje: ai lajm qe një bombë.

balle:

ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.

belbem:

bélb/em vetv., -a (u), -ur bëhem i belbër; filloj të belbëzoj.