Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boksit
boksit:

boksít,-i m. sh. -e(t) min. mineral me alumin në përmbajtje.

Të ngjashme:
boksier:

boksiér,-i m. sh. -ë(t) sport. ai që bën ndeshje boksi: boksier i peshës së rëndë (i peshës së mesme, i peshës së lehtë).

kopsit:

kopsít kal., -a, -ur 1. mbërthej me kopsë; kund. shkopsit: kopsit xhaketën (pantallonat). 2. fig. bised. e përfundoj dhe e mbyll mirë një punë që lidhet me të tjerë.

bosht:

bosht,-i m. sh. -e(t) 1. shkop i shkurtër, që përdoret për të tjerrë e për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar, drugë; pjesë e makinës së tjerrjes që bën këtë punë. 2. pjesë e makinave, e mjeteve të tjera dhe e veglave të punës, e gjatë dhe e rrumbullakët, ku vihen rrotat ose pjesë më të vogla; shtizë: boshti i qerres (i biçikletës). 3. spec. drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose të rëndesës së një trupi; / astr. vijë e përfytyruar, që bashkon polet e një trupi qiellor; pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati: boshti i tokës; boshti i tunelit; boshti i kurrizit shtylla kurrizore. 4. fig. drejtimi kryesor i një pune; vija kryesore ideore e një vepre letrare, shkencore etj.; pjesa që mban peshën kryesore: boshti i dramës. 5. si mb. qendror, kryesor; drejtues: çështje bosht.

çokit:

çokít (çokís) kal., -a, -ur 1. edhe jokal., çokas. 2. çukit: çokit arrat (vezën); çokit tokën i prish koren; prashit. / pës. çokítet v. III.

kosit:

kosít kal., -a, -ur 1. korr me kosë: kosit barin. 2. fig. shfaros, korr: i kositi me automatik. / pës. kosítet v. III.