Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boks
boks:

boks,-iI m. sport. ndeshje me grushte të veshura me doreza të posaçme lëkure; sporti me ndeshje të tillë.

boks:

boks,-iII m. sh. -e(t) lëkurë e regjur mirë dhe e fortë për këpucë, për doreza etj.: çantë boksi.

boks:

boks,-iIII m. sh. -e(t) 1. e ndarë e vogël në stallë, ku mbahen kafshë të porsapjella. 2. koçek prej thuprash.

Të ngjashme:
bokë:

bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.

foks:

foks,-i m. muz. vallëzim i shpejtë që kërcehet me çifte, duke lëvizur këmbët para e prapa në katër kohë; muzika për këtë vallëzim.

koks:

koks,-i (kok,-u) m. lëndë djegëse si qymyri, që përdoret zakonisht në furrat metalurgjike: prodhimi i koksit.