Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bokërr
bokërr:

bók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) zool. mi fushe në ngjyrë të ndryshkut.

Të ngjashme:
dokërr:

dók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. kockë e madhe te kyçet e krahëve a të këmbëve, me një pjesë të dalë; copë kocke a diçka tjetër e fortë: e goditi (i ra) në dokërr; dokrra rrënjësh. 2. doçe: luanin dokërr. 3. sh. fig. bised. fjalë të kota, gjepura, pallavra.

kokërr:

kók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) 1. fryti i rrumbullakët i disa pemëve ose i disa bimëve: kokërr e madhe (e vogël); kokërr molle (domateje); kokrra misri (gruri); deri në një kokërr pa lënë asnjë kokërr; kokërr për kokërr për çdo kokërr; me imtësi; lidh kokërr (molla); mbledh kokrrat. 2. edhe si mb., diçka në trajtë të këtij fryti: kokrra breshri (rëre); sheqer kokërr. 3. njësi e vogël e numërueshme; copë: dy kokrra bagëti. 4. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta nga fusha e mjekësisë: kokrra e kuqe (e zezë) (mjek.) pika e diellit.

mokërr:

mók/ërr, -rra f. sh. -rra(t) zool. shumëkëmbësh.

vokërr:

vókërr (i, e) mb. i vogël; i vocërr, vocërrak.

kokorr:

kokórr,-i f. sh. -a(t) 1. shtrat i ngritur mbi hunj; kasollja ku rri rrojtari në vresht etj. 2. mullar i vendosur mbi tri a katër furka.