Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bojë
bojë:

bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).

bojë:

bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.

Sinonime / Të përafërta:
ngjyrë
çehre
shtat
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dokumentuar nga kultura Podgorie I. Falë një shtrese kulturore të trashë rreth 3 m e mjaft të qartë, në Podgorie, dhe të një lënde shumë të pasur arkeologjike mund të rindërtohet tabloja e asaj kulture, e cila karakterizohet nga qeramika njëngjyrëshe e kuqe me shkëlqim, nga qeramika e pikturuar me bojë të bardhë mbi sfond të kuq si edhe nga figurat steatopigjike prej balte e tryezat e thjeshta të kultit, të cilat i vënë në raporte të drejtpërdrejta kulturore e kronologjike me neolitin e hershëm të Thesalisë (faza Presesklo e pjesërisht Protosesklo), si edhe me neolitin e hershëm të Maqedonisë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...rënë si në gjumë. Ata nuk ndiheshin fare. Vetëm një ditë, në një fund jave, u pa përsëri një dervish, që ikte përmes fushës së ftohur, krejt i vetmuar midis erërave. Ishte i zbathur ei pluhurosur, si gjithë dervishët bredhës dhe ndoshta nga ky shkak dukej sikur në vend të flokëve kishte lecka bojë hiri dhe në vend të leckave flokë. Te harku i parë i urës kishte qëndruar, kishte rënë përmbys përpara të muruarit dhe me zë të thellë, plot pikëllim, kishte kënduar një lutje islamike. Pastaj kishte ikur prapë, s'di se ku, përmes fushës së hapur. XLIV Pak ditë para punimeve të fundit mbi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bijë:

bíj/ë,-a f. sh -a(t) 1. vajza kundrejt prindërve të vet: ime bijë; nënë e bijë; bijë në shpirt vajzë e bijësuar. 2. vajzë a grua kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si vajzën e vet; vajzë a grua prej një krahine; vajzë a grua kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: rrofsh, moj bijë!; e bija e botës (mospërf.) njëfarë vajze; bijë prej Reçi; bijë e malësisë. 3. edhe si mb., edhe fig., pjellë; diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga diçka tjetër: mëshqerrë bijë; shqipja - bijë e ilirishtes.

blojë:

blój/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bluarje: mulli bloje; / mielli i bluar njëherësh: një blojë drithë. 2. pluhur sharre. * u vu në blojë keq. nisi të flasë pa pushim, po grin.

bocë:

bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.

bokë:

bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.