Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boheme
boheme:

bohém,-e, -ja. f. sh. -e(t).

bohem:

bohém,-e mb. endacak e i dhënë pas qejfeve; prej bohemi: jetë boheme.

bohemë:

bohém/ë,-a f. turmë artistësh endacakë e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së tyre.

bohem:

bohém,-i m. sh. -ë(t) ai që bën jetë endacake e është i dhënë pas qejfeve.

Të ngjashme:
bohçe:

bóhç/e,-ja f. sh. -e(t) 1. shami e madhe për të mbështjellë plaçka; plaçka të mbështjella me të. 2. përparëse e punuar në vegjë e me zbukurime.

bëhem:

bëhem vetv. 1. edhe fig., kthehem në një gjendje tjetër, zhvillohem e ndryshoj, shndërrohem; arrij një gjendje, një moshë, një shkallë, një detyrë etj.; mbahem a hiqem si…, shtirem; v. III formohet, përgatitet a krijohet; kryhet: bëhem i madh (burrë); u bë dyllë (dhe, limon) në fytyrë u zverdh shumë; u bë flakë (prush, spec) u skuq shumë; u bë sterrë u nxi; u bë brumë u zbut shumë; u bë daulle (kacek, fuçi) u fry shumë; m’u bë koka dhallë jam turbulluar shumë; u bë një grusht (gjysmë njeriu) u mblodh shumë; iu bë barku petë (dërrasë) ngordhi për të ngrënë; u bë shkrumb e hi u dogj krejt; u bë dru u mpi fare; u bë bishë u tërbua nga inati; u bë kockë e lëkurë u dobësua shumë; u bë lëmsh u ngatërrua puna keq; u bë derr u mërzit shumë; u bë copë u përpoq shumë; u bë i njohur; u bë qesharak; u bë keq u sëmur rëndë; u bë mirë; u bë nuse; u bë mësues (bujk); u bë Artist i Popullit (drejtor); iu bë ferrë (rrodhe) iu ngjit; është bërë për faqe të zezë; u bë për ujë të ftohtë; iu bë mjekra; u bë gruri (rrushi); m’u bënë duart me kallo; iu bë lak (nyjë, lëmsh) në fyt; u bëfsh njëqind vjeç! (ur.); t’u bëftë dita një mijë! (ur.); s’bëhet pusi me gjilpëra (fj. u.); u bë dreka (gjella); bëhem gati përgatitem; bëhej për i ditur (për trim); u bë i sëmurë; u bë edhe koka e tij! (iron.); u bë veza të mësojë pulën! (iron.). 2. v. III, edhe fig., ndodh, zhvillohet; veprohet në një mënyrë të caktuar: u bë mbledhja (ndeshja); nuk u bë mësim; u bë dasmë e madhe; gjyqi u bë me dyer të mbyllura; u bë luftë; ç’u bë me të?; u bë ç’u bë…; / si pavet. vjen një stinë, një kohë, një gjendje e caktuar e mjedisit etj.: u bë dimër (natë, errësirë); u bë vapë; u bë rrëmujë. 3. e kam unë, është imi, e kam siguruar; v. III kthehet në pronë të dikujt, i takon a i shërben atij: u bëra me shtëpi; u bëra me djalë. 4. lidhem a bashkohem me dikë; pajtohem në mendime, afrohem; kryes. v. III arrin një sasi të caktuar, bashkohet në grup; përbëhet: u bënë miq (krushq); u bë me të; u bë i shtëpisë; u bënë pesë shokë; u bënë pesëqind lekë; u bënë shumë; fshati bëhej nja pesëdhjetë shtëpi. 5. lyhem; ndotem, përlyhem: u bë me pudër (me të kuq); u bëra me baltë (me njolla, me gjak); u bë me fjalë e përflasin. 6. v. III mbushet, arrin; është: u bënë tri orë (gjashtë muaj); u bë viti; u bë vonë. 7. lëviz, zhvendosem, hiqem mënjanë; ndodhem; ndahem: ç’u bënë këpucët?; ç’u bëre?; bëhu më tutje; u bë më vete. 8. si pavet. nuk më pëlqen; më duket, më ngjan si…: s’më bëhet të iki; më bëhet sikur po bie; m’u bë në ëndërr; m’u bë si im vëlla.