Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bohce
bohçe:

bóhç/e,-ja f. sh. -e(t) 1. shami e madhe për të mbështjellë plaçka; plaçka të mbështjella me të. 2. përparëse e punuar në vegjë e me zbukurime.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kthehej nga ministria, e gjente sallonin të mbushur plot. Ai i ngjante mesores së një klinike, ku prisnin të sëmurët, vetëm se këtu kishte më shumë qetësi. Njerëzit rrinin të heshtur, duke vështruar me orë të tëra zbukurimet e qilimit. Disa, fshatarë të ardhur nga larg, kishin me vete nga një bohçe, që e vinin te këmbët; kurse te porta përjashta, gjëja e parë që i binte në sy gjeneralit, kur ndalte makinën, ishin biçikletat e mbështetura në thurimën e hekurt dhe, herëherë, ndonjë veturë, ndanë trotuarit. Pastaj ai hynte drejt e në sallon, ku ndihej era e rëndë e rrobave të lagura, që përzihej...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bahçe:

báhç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. kopsht i vogël pranë shtëpisë, me pemë, me perime a me lule.

bocë:

bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.

boçe:

bóç/e,-ja f. sh. -e(t) [bóç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth: boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark. * (flet) me boçe në fyt flet keq e s’kuptohet ç’thotë; belbëzon.

bodec:

bodéc,-i m. sh. -ë(t) thumb hekuri në majë të hostenit, thumbac.

bohem:

bohém,-i m. sh. -ë(t) ai që bën jetë endacake e është i dhënë pas qejfeve.