Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bogël
bogël:

bóg/ël,-la f. sh. -la(t) pemë aguridhe: bogël thane.

Të ngjashme:
bobël:

bób/ël,-la f. sh. -la(t) 1. kërmill me samar. 2. muz. vegël frymore prej guaske të madhe deti. 3. kokrrizë.

bokël:

bók/ël,-la f. sh. -la(t) koçan misri; / masur i vogël druri.

gogël:

góg/ël,-la f. sh. -la(t) 1. fruti i disa drurëve pyjorë (dushku, qarri, qiparisi etj.) si kokërr e vogël me lëvozhgë të fortë; / diçka si kokrrat e këtyre drurëve; top, topth: goglat e numëratores. 2. fig. njeri a send i vogël e pa vlerë: një gogël njeri.

vogël:

vógël (i, e) mb. 1. edhe si em., me trup ose me përmasa nën mesataren; i shkurtër; që nxë pak ose jo aq sa duhet; që zë pak vend; i ngushtë e i cekët; kund. i madh: kafshë e vogël; shtëpi (dhomë) e vogël; dritare e vogël; lugë e vogël; këpucë të vogla; me trup (me shtat) të vogël; lumë i vogël; tenja e vogël e rrushit (zool.); brumbulli i vogël i duhanit (zool.); liqen (lumë, përrua) i vogël; fjalor (artikull) i vogël; ku të tregojnë copën e madhe, merr lugën e vogël! (fj. u.); truri i vogël (anat.). 2. i paktë në sasi, që përbëhet nga pak njerëz, kafshë, sende etj.; kund. i madh: shumë e vogël të hollash; familje e vogël; tufë e vogël; shumëfishi më i vogël i përbashkët (mat.). 3. që zgjat pak kohë, i shkurtër; kund. i madh; i gjatë: pushimi i vogël; është e vogël dita në dimër. 4. edhe si em., që është në moshë të njomë, i mitur, fëmijë; më i ri në moshë se një tjetër; që është ende këlysh etj.; kund. i madh: djalë i vogël; motra e vogël; i vogli i nënës!; të vegjlit e ujkut; rroba (këpucë) për të vegjël; erdhi i madh e i vogël erdhën të gjithë. 5. me pozitë të ulët në shoqëri, në punë etj.; me aftësi të pakta krahasuar me një tjetër; i vegjëlisë: nëpunësit e vegjël; shkrimtar i vogël; i vogli e ka shpirtin të gjerë. 6. që nuk ka pronë të madhe a shumë kapital; me pak mjete e mundësi materiale; që nxjerr a që jep prodhim të paktë; kund. i madh: borgjezia e vogël; pronarët (prodhuesit) e vegjël; biznes i vogël; firmë (sipërrmarrje) e vogël. 7. bised. që ka pak pasoja; që nuk ka ndonjë forcë, vlerë a rëndësi të madhe, i dorës së dytë; edhe si em. f. sh., që ka vlerë të paktë, i hollë, i thyer (për paratë); kund. i madh: incident i vogël; tërmet i vogël; çështje (punë, gjë) e vogël; gabim i vogël; s’kam të vogla. 8. keq. që sheh vetëm veten a interesin e vet, i ngushtë; shpirtvogël: njeri i vogël; për qëllime të vogla.

zogël:

zóg/ël,-la f. sh. -la(t) 1. zool. bilbil: po këndonte zogla. 2. bot. shkurre gjetherënëse, që bën kokrra të rrumbullakëta e të zeza, të cilat përdoren për ngjyrosje e në mjekësi: zogla e bjeshkëve (e shkëmbinjve).