Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bofke
bofkë:

bófk/ë,-a f. sh. -a(t) arrë a gështenjë me shark.

Të ngjashme:
bifkë:

bífk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bimëz, mugull; bisk, filiz: bifkë qepe (ulliri). 2. pipthi i qylafit a i beretës.

boçkë:

bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.

bufkë:

búfk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. edhe si mb., xhufkë; i fryrë: bufkë pambuku; opinga me bufka; me faqet bufkë. 2. bot. lulebufkë.

nofkë:

nófk/ë,-a f. sh. -a(t) emër i dytë që i vihet dikujt sipas ndonjë tipari dallues; ofiq: i mbeti nofkë.

qofkë:

qófk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. mëllenjë: qofkë e murrme (e zezë).