Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bodec
bodec:

bodéc,-i m. sh. -ë(t) thumb hekuri në majë të hostenit, thumbac.

Sinonime / Të përafërta:
thumbac
Të ngjashme:
bedel:

bedél,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese; pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin. 2. fig. bised. keq. ai që bën një punë në vend të një tjetri: bedel i të tjerëve;

beden:

bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena. 2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena. / diçka dhëmbë-dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena. beden malesh.

bohem:

bohém,-i m. sh. -ë(t) ai që bën jetë endacake e është i dhënë pas qejfeve.

bordel:

bordél,-i m. sh. -e(t) shtëpi publike.

kotec:

kotéc,-i m. sh. -e(t) kasolle e vogël për shpendë shtëpiakë; katua, qymez; / mospërf. kasolle e vogël dhe e keqe: banonte në një kotec.