Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bocke
boçkë:

bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.

Sinonime / Të përafërta:
kokërr
kokërrmadh
Të ngjashme:
backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.

bofkë:

bófk/ë,-a f. sh. -a(t) arrë a gështenjë me shark.

kockë:

kóck/ë,-a f. sh. -a(t) 1. anat. çdo pjesë e skeletit të njeriut dhe të kafshëve kurrizore; copë nga kjo pjesë; / sh. mbeturina pjesësh të skeletit; kockurina: iu thye kocka e këmbës; më dhembin kockat; deri në kockë (fig.) shumë thellë, deri në palcë; mish pa kocka s’ka (fj. u.); gjuha kocka s’ka dhe kocka thyen (fj. u.). 2. fig. pjesa kryesore, më e fortë dhe më e shëndoshë e diçkaje; thelbi; / bised. qëndrueshmëri e karakterit; njeri i zoti: ai s’ka kockë për atë punë; kockë e fortë njeri që nuk mposhtet lehtë. 3. fig. mospërf., iron. gjë e vogël e pa vlerë, që i jepet dikujt si lëmoshë a si ryshfet: mori (fitoi) një kockë edhe ai; vajti për një kockë deri në Poloskë. * (u bë) kockë e lëkurë u dobësua shumë; / u varfërua; më ranë kockat kam punuar shumë në një punë; u lodha, u dërrmova; i kanë dalë kockat është dobësuar shumë; la kockat (lëkurën) mospërf. vdiq; u vra diku; / u mundua shumë në një punë; i mbeti kocka në fyt nuk ia arriti dot qëllimit për të përfituar diçka; mblodhi (shpiu) kockat u çlodh pas një pune të rëndë; ia theu kockat (dikujt) e zhdëpi në dru; më zunë (më ranë) kockat rehat gjeta prehje më në fund.

bocë:

bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.

boçe:

bóç/e,-ja f. sh. -e(t) [bóç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth: boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark. * (flet) me boçe në fyt flet keq e s’kuptohet ç’thotë; belbëzon.