Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boc
boç:

boç,-i m. sh. -a(t) ulli vajës kokërrmadh.

Të ngjashme:
bec:

béc,-i m. sh. -a(t) 1. qengj i vogël. 2. fig. fëmijë i urtë e i butë, qengj.

bic:

bic,-i m. sh. -a(t) krahin. derrkuc.

boa:

bóa f. sh. -(t) zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.

bocë:

bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.

bof:

bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh; brof: kur ai, bof te dera.