Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bobol
bobol:

boból,-i m. sh. -a(t) vidhez.

Të ngjashme:
bobël:

bób/ël,-la f. sh. -la(t) 1. kërmill me samar. 2. muz. vegël frymore prej guaske të madhe deti. 3. kokrrizë.

bobole:

boból/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) 1. kokrra misri të ziera; / kokrra fasulesh, bathësh etj. të paziera mirë e të fryra nga uji. 2. makarona rryla. 3. fig. grua e shkurtër e topolake.

bombol:

bómbol,-a f. sh. -a(t) enë metali e rrumbullakët për gaze të ngjeshura a për lëngje: bombol oksigjeni.

bobo:

bobó pasth. shpreh keqardhje, habi, shqetësim, frikë a mërzi; bubu, oh, obobo: bobo, ç’e gjeti!; bobo, kush ia hyn asaj pune!

babil:

babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.