Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bobo
bobo:

bobó pasth. shpreh keqardhje, habi, shqetësim, frikë a mërzi; bubu, oh, obobo: bobo, ç’e gjeti!; bobo, kush ia hyn asaj pune!

Sinonime / Të përafërta:
bubu
obobo
Të ngjashme:
bobol:

boból,-i m. sh. -a(t) vidhez.

obobo:

obobó pasth. shpreh keqardhje të madhe, vuajtje të thellë, habi, shqetësim, mërzi, frikë para një rreziku etj.; bobo: obobo, ç’e gjeti!; obobo, sa qenka!; obobo, kush shkon përsëri atje!

baba:

babá,-i m. sh. -llárë(t) 1. prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, atë: shtëpia (dera) e babait; baba i gjetur njerk; / sh. të parët, etrit: amanet nga baballarët tanë. 2. vjehrri ose një burrë i moshuar (kur i drejtohemi me nderim). 3. libr. themelues a nismëtar i një fushe të dijes, i një veprimtarie etj: babai i mjekësisë; / sh. iron. pjesa më e zgjedhur e shoqërisë a paria e vendit: baballarët e kombit. 4. fet. i pari i një teqeje bektashinjsh.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.

babi:

bábi m. fëm. përk. baba.