Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës boçkë
boçkë:

bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.

Sinonime / Të përafërta:
kokërr
kokërrmadh
Të ngjashme:
bofkë:

bófk/ë,-a f. sh. -a(t) arrë a gështenjë me shark.

bokë:

bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.

bloçkë:

blóçk/ë,-a f. sh. -a(t) koçan misri; / boçë pishe.

doçkë:

dóçk/ë,-a f. sh. -a(t) zvog. përk. dorë foshnjeje.

loçkë:

lóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gogël; lende; boçë: loçka lisi (ahu, pishe); loçka pambuku. 2. diçka e rrumbullakët; kokërdhok: loçka e syrit. 3. fig. pjesa më e brendshme e diçkaje, thelbi; përk. njeri shumë i dashur e i shtrenjtë: loçka e zemrës (e shpirtit).